Makina aksidenton 67 vjeçarin me biçikletë në Maliq, transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Maliq ku një 27 vjeçar ka aksidentuar me makinë një 67 vjeçar me biçikletë i cili ka përfunduar në spital.

Sipas njoftimit të policisë, me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Maliq/ Informacion paraprak

Më datë 16.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, automjeti tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë, ka aksidentuar biçiklistin A. Z., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.