Fifin e grabisin në mes të Manhattan-it

Prej ditësh, Fifi ndodhet në Manhattan së bashku me partnerin e saj, Adis Patushin. Mirëpo, jo gjithçka po shkon mirë për këngëtaren e njohur shqiptare.

Me anë të një postimi në Instagram, Fifi ka bërë të ditur se ka rënë pre e një grabitje. Dikush i ka marrë telefonin.

“Loçkamana. Telefoni im është vjedhur midis Manhattan. Kështu që kushdo që tenton të më shkruajë ose të më thirrur mos u lodhni. Derisa të vij në Tiranë, Fifi është pa numër", ka shkruar Fifi.