SYRI TV/ Punimet në Unazën e Elbasanit, burim aksidentesh. PD: Problem për qytetarët e automjetet

Punimet në Unazën e Qytetit në Elbasan janë kthyer në një problem për banorët e zonës, ndërsa janë bërë edhe burim aksidentesh. Anëtarja e Kryesisë së PD, Doris Madhi denoncoi zvarritjen e punimeve, ndërsa akuzoi Bashkinë se nuk ka marrë asnjë masë për këtë çështje

Partia Demokratike në Elbasan denoncoi këtë të shtunë punimet që po bëhen në Unazën e qytetit, të cilat janë kthyer në burim aksidentesh.

Anëtarja e Kryesisë, Doris Madhi, deklaroi se aksidenti i fundit ndodhi me 8 tetor. Punimet kanë filluar para 1 vit e gjysmë, por nuk kanë përfunduar ende. Sipas Madhit, në tabelat shpjeguese nuk janë të përcaktuara afatet e punimeve çka përben shkelje ligjore.

Shumë qytetarë rrezikojnë jetën për të kaluar në krahun tjetër të rrugës, ndërsa probleme ka edhe për automjetet e tonazhit të rëndë.

Megjithatë, Bashkia e Elbasanit nuk ka marrë asnjë masë për këtë çështje, duke e kaluar në heshtje.