Arrestohet anëtari i 15 i grupit të strukturuar kriminal në Durrës

Shkon në 15 numri të arrrestuarve nga operacioni Porositësi në Durrës. Mësohet se në prangat e policisë gjatë orëve të fundit ka rënë 32-vjeçari me iniciale Z.M banues në Durrës.

Nga hetimet ka rezultuar se 32-vjeçari është autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Operacioni policor “Porositësi” u finalizua më 4 tetor 2022 dhe rezultoi me zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, vënien në pranga të 14 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve.

Personat e arrestuar në operacionin ‘Porositësi’

Gentjan Beqiraj
Indrit Beqiraj
Flamur Bejko
Pellumb Hoxha
Idajet Hoxha
Armand Dalipi (Daka)
Fatjon Myrta
Blerim Elezi
Gentian Sheshi
Kujtim Deliallisi
Albano Hajdari
Fatjon Hajdari
Armando Lama
Altin Celami