Donaldi sërish me Borën në 'Dancing with the stars', ja çfarë bën çifti në backstage

Bora Zemani ka prezantuar mbrëmjen e djeshme puntatën e dytë të “Dancing with the stars”.

Moderatorja ka marrë komente të shumtë dhe komplimenta nga fansat e shumtë. Por duket se ka pasur nga ata që kanë ndjerë edhe keqardhje për të. Flasim pikërisht për Donaldin, që duket se edhe këtë të premte e ka shoqëruar partneren e tij në ‘backstage’ të spektaklit.

Pasi mbrëmja përfundoi, ai publikoi një foto të këmbëve të moderatores.

Ashtu si shihet, Borën e kanë vrarë këpucët me taka që ka mbajtur veshur. Kaq ka mjaftuar që aktori i humorit ta ironizojë në rrjetet sociale. “Gjynah,”- shkroi Veshaj krahas Instastory-t, ku dukeshin këmbët e vrara të Borës. Kujtojmë se edhe natën e parë të spektaklit, Donaldi ishte me Borën përgjatë gjithë kohës, duke publikuar video ‘funny’.