Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat, të cilat shkruajnë se Agaçi ka qëndruar për më shumë se 1 orë në prokurorinë speciale.
Burimet thanë se njeriu më i rëndësishëm në qeverinë e Ramës është paraqitur sot në SPAK, dhe është thirrur si person në dijeni për aferën 420 milionë euroshe të inceneratorëve.
Agaçi nuk ka dhënë asnjë koment pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.