SYRI TV/ Të dëmtuarit nga tërmeti, protestë te bashkia e Durrësit: S'mund të zhvendosemi në banesa sociale!

Banorët që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i vitit 2019 i kërkojnë bashkisë së Durrësit që të mos i zhvendosë në banesat sociale që janë në periferi te qytetit. Sipas tyre ky vendim është i padrejtë, dhe madje nuk janë pritur as në takim  nga kryebashkiakja e Durrësit, zyra e së cilës ka deklaruar se ajo nuk ndodhej në bashki

Nga SYRI TV

Banorët e pallatit nr. 32 në Durrës që janë prekur nga tërmeti i 2019 kanë protestuar përpara bashkisë duke kërkuar që mos të zhvendosen në banesat sociale që janë në periferi te qytetit. Ata shprehen se ky vendim është i padrejtë.

Madje edhe pse kërkuan një takim me kryetaren e bashkisë së Durrësit, nga zyra e saj u lajmëruan se qytetarja e parë e këtij qyteti nuk ndodhej në zyrë.

Familjet e prekura nga tërmeti vijojnë të enden rrugëve, me bonuse të vonuara dhe të harruar nga institucionet.

Gazetare: A.Aliaj

Pamje: Syri TV 

Montazhier: L. Kotri