VIDEO/ Pelosi kërcënon Trump: Do ia fus me grusht dhe do shkoj në burg

Një video e re nga 6 janari 2021 tregon momentin kur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, kërcënon se do e sulmojë fizikisht ish-presidentin Donald Trump.

Në videon e shpërndarë dje, Pelosi thotë se do e godiste Trump nëse ai do i bashkohej protestuesve. Gjatë videos, ajo i thotë shefit të kabinetit të saj se e di se do shkonte në burg për këtë gjë.

“Shpresoj që të vijë, do ta godas me grusht. E kam pritur këtë gjë, që të hyjë pa leje në Kapitol. Do ta godas”. “Do të shkoj në burg për këtë, por do jem e lumtur,” thotë ajo.

Video është publikuar në kohën kur një komision i ngritur për 6 janari po përmbyll punën e tij.

Trump e ka quajtur një farsë punën e këtij komisioni, duke thënë se ai vetëm sa e ka përçarë më shumë Amerikën.