Berisha: ‘Non grata’ Britanike është në rishqyrtim, ata e njohin të drejtën Europiane

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pyetur në ‘Opinion’ në lidhje me ‘non gratën’ e SHBA është shprehur se qeveria nuk ka dhënë dot asnjë fakt konkret.

I pyetur edhe për ‘non gratën’ e Britanisë së Madhe, Berisha është shprehur se kjo çështje është në rishqyrtim. Duke folur në ‘Opinion’, Berisha u shpreh se Britania e njeh të drejtën Europiane.

‘Qeveria amerikane nuk ka dhënë dot asnjë fakt konkret. E kanë se kanë praktikë, merr pak të gjithë motivacionin e atyre që janë sanksionuar edhe 2 muaj përpara, pasi për gjithë secilin kanë 3-4 faqe me afera.

Unë që jam këtu kam deklaruar se në momentin e parë, Antony Blinken bashkë me këtë zonjën këtu të nxjerrë një fakt të vetëm, dhe unë do marr çdo vendim ndaj vetes time.

Nuk ka gjë më të turpshme se ajo që ka bërë ambasadori i Britanisë në Tiranë. E vërtetë se ka konkrete. E di kush është konkret në lidhjen time me krimin, është qytetari Fatjon Dauti, që unë se kam takuar asnjëherë. Ky njeri në problemin tonë në parti, shkoi dhe i ra një dere në PD. Kur pyes unë, se kush është ky njeri, më thanë se është simpatizantë dhe vjen nga një familje e përndjekur, që ka jetuar në Britani.

Me këtë njeri, Sali Berisha ka cenuar sigurinë e Britanisë së Madhe.

Britania ka një gjë. Ka transparencë më tepër. Këtu erdhi një gazetar i Times. Erdhi gazetari dhe pyeti, e aty mora vesh shumë gjëra për Fation Dautin, pasi nuk e njihja fare. Aty mora vesh se ky qenka i përzënë nga Britania e Madhe, por nuk kishte asnjë akuzë. Ky është konsideruar i rëndësishëm në rrjet atje, por nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tij.

Gazetari shumë korrekt shkruante, se ‘takova përfaqësues të PD dhe më thanë se ky njeri nuk ka asnjë funksion në PD’. Ky qytetar shqiptar ka paditur qeverinë e Britanisë në gjykatë dhe pret heqjen e ndalimit.

Edhe vetë letra e Mbretërisë së Bashkuar ishte më transparente, pasi nxori Damir Fazlliç. Ky njeri nuk ka asnjë çështje penale në Britani. Ky erdhi me kompaninë lobuese nga SHBA, e mori pjesë në fushatë. Më pas, ai vendosi të bërë biznes në Shqipëri dhe mua nuk më ka bërë asnjë kërkesë.

Akuza thoshte se keni pasuruar Fazlliçin, kur në fakt ai ka marrë dhjetëra milionë euro nga Edi Rama.

Kjo që ka bërë ambasadori britanik është një akt i mirëfilltë korruptiv i ndikuar nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe Lulzim Basha.

Unë kam dokumente për këto që them. Britania e Madhe ka të parashikuar në ligjin e vet, procesin e rishqyrtimin. Është në rishqyrtim. Ata kanë çdo gjë përputhje me shteti ligjor. Britania e Madhe e njeh të drejtën Europiane, që do të thotë se Gjykata e Strasburgut është gjithnjë e mundshme’, - tha gjatë emisionit ‘Opinion’ kreu i PD-së, Sali Berisha.