Haxhiu: Edi Rama e ka mik Vuçiçin por arsyet nuk dihen

Analisti Baton Haxhiu komentoi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës ndërsa u pyet nëse ka ndikuar Moska apo Beogradi në raportin e Dick Martyt.

Haxhiu deklaroi se Putin qëndron pas një koncepti të tillë ndërsa nuk mohoi se edhe Vuçiç është pas saj. Për raportet e këtij të fundit me Ramën, analisti deklaroi se kreu i qeverisë e ka pranuar publikisht se e ka mik Presidentin serb.

"Terminologjia e gjenocidit nuk është zyrtarizuar dhe ka mbetur spastrimi etnik. Rama e ka përdorur dje terminologjinë zyrtare të Kombeve të Bashkuara, spastrim etnik në Kosovë.

Për raportet e Ramës me Vuçiçin, Rama e tha vetë, nuk di pse mund t’ja adresojmë një qasje tjetër kësaj. Nëse e ka pranuar një mik Vuçiçin, është çështje e një politikani dhe e di ai arsyen pse.”-tha Haxhiu.