Barazimi ndaj Interit/ Xavi dënon katalanasit, trajneri merr vendimin e papritur

Barazimi ndaj Interit duket se ka shuar përfundimisht ëndrrat e Barcelonës për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Kampioneve. Mundësia që Viktoria Plzen të bëjë mrekulli ndaj italianëve është shumë e vogël dhe kjo është ajo që ka nervozuar më shumë Xavin.

Spanjollja ”AS” bën të ditur se trajneri ka qenë shumë i inatosur me faktin se skuadra e tij hodhi në erë kualifikimin me një ndeshje për t’u harruar ndaj Interit në një stadium të tejmbushur. Por ai nuk ka preferuar që të shpërthejë në kritikat ndaj lojtarëve në dhomat e zhveshjeve. Raportohet se ai nuk ka mbajtur fjalim para skuadrës, por është shfaqur menjëherë para mediave, teksa është larguar më pas me automjetin e tij nga stadiumi pas nja takimi të shkurtër me disa prej drejtuesve të klubit.

Por sot, ai ka dhënë urdhrin që padyshim nuk do t’u pëlqejë lojtarëve. Ishte parashikuar që të premten ekipi ta kishte pushim për shkak të festës së Ditës Kombëtare të Spanjës, të cilën ata në fakt e kishin kaluar duke luajtur pikërisht ndeshjen ndaj Interit. Çavi ka urdhëruar lojtarët që të jenë të gjithë të pranishëm në paraditen e të premtes për një seancë stërvitore, duke anuluar pushimin për të filluar menjëherë përgatitjet për “El Clasico”