Kupa e Shqipërisë/ S’ka surpriza në Grupin A, kualifikohen pretendentët

Grupi A i Kupës së Shqipërisë ka luajtur ndeshjet e saj të kthimit, duke mbyllur kështu turin e parë dhe duke mësuar skuadrat që janë kualifikuar në turin e dytë.

Kështu Lushnjës, Bylisit dhe Dinamos, i bashkohen edhe Tirana, Partizani, Vllaznia, Kastrioti dhe Korabi.

Bardheblutë kryeqytetas u mjaftuan me një barazim përballë Veleçikut, me rezultatin 2-2.

Edhe pse sfida nisi mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë, Tirana nuk i lejoi vetes gabime dhe shënoi dy herë me Zhivanajn.

Partizani bëri detyrën përballë Orikut, duke triumfuar me rezultatin 0-2, ndërsa Vllaznia fitoi 1-0 përballë Flamurtarit, dhe ndeshja shkon në shtesë.

Kastriotit i mjaftoi një barazim 0-0 në Vorë, duke u kualifikuar me rezultatin e ndeshjes së parë, që ishte 1-0 për krutanët, ndërsa Korabi nuk gaboi përballë Besës, duke triumfuar me rezultatin 3-0.

Rezultatet

Tirana-Veleçiku            2-2

Partizani-Oriku             2-0

Vllaznia-Flamurtari       3-0