Aksident i trefishtë në Vlorë, shoferët përplasen fizikisht pas ngjarjes

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Gjergj Arianiti’.

Drejtuesit e mjeteve janë përplasur fizikisht pas aksidentit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.