Spalletti komenton mungesën e Rrahmanit: Është një humbje e rëndësishme

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Championsit ndaj Ajaxit në stadiumin “Maradona”, trajneri Napolit, Luciano Spalletti, komentoi edhe dëmtimi e Amir Rrahmanit, i zëvendësuar në fundin e takimit me Cremonesen në Serinë A. Pyetjes nëse mund të parandalohej lëndimi i mbrojtësit “Dardan”, trajneri italian u përgjigj: “Rrahmani ka pësuar dëmtimin në zhvillimin e aksionit. Këto janë gjëra që u kanë ndodhur të gjithëve.

Më falni, për ne mungesa e Rrahmanit është një humbje e rëndësishme. Gjithsesi, pjesa tjetër e skuadrës është stërvitur mirë dhe ne kemi disa alternativa për këtë rol. Nuk do të kemi asnjë problem në ndërtimi e formacionit.”

Rrahmani ka dëmtuar tendinën e kofshës së majtë dhe do të jetë sërish në dispozicion të Spallettit vetëm pas Kupës së Botës.