Biberaj: Rama-Vuçiç kanë nxjerrë në shitje trojet shqiptare! Duhen burra në fushatë e jo karkaleca

Duket se opozita do të futet me kandidat të përbashkët në këto zgjedhje por a do të ketë përplasje për emrat e këshillave bashkiak dhe kryetarëve të bashkive?

Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD në RTV ORA u shpreh se ky është moment i kthesës dhe është e nevojshme sinergjia në mënyrë që të shpëtohet kombi shqiptar.

Aleksandër Biberaj: Vërej disa lojëra të vogla, disa histori të tejkaluara që nuk kanë asnjë lloj rëndësie. Në bashkim Berisha ka rol vendimtar. Nuk ka kandidat klanesh, ka kandidat që përfaqësojnë të gjitha klanet. Kjo kohë kërkon sfida të jashtëzakonshme por dhe njerëz me vizion. Është moment i kthesës dhe kemi nevojë për këtë sinergji që të shpëtojmë jo vetëm Shqipërinë por dhe Kosovën, kombin Shqiptar. Sepse Edi Rama dhe Vuçiç i kanë nxjerrë trojet shqiptare për shitje.

Sipas Biberaj nuk mund të shkohet në fushatë me karkaleca por duhen burra që futen në garë dhe të fitojnë.

Aleksandër Biberaj: Jam për aksion politik qendror. Duhen burra të fortë. Nuk shkohet në këtë fushatë me karkaleca duhen burra që futen në garë dhe të fitojnë. Se kemi pasur raste që na janë shitur. Ka raste që vajzat janë më burra se burrat, por e kam fjalën të sjellin mandatin për shqiptarët. Duhet shpëtuar ky vend nga ky kancer që po i merr shpirtin popullit shqiptar.