I moshuari pret me sëpatë hardhitë e rrushit: Mund i hedhur dëm, nuk shiten

Një video e sjellë nga Emisioni i Mëngjesit në 'Kafe Shqeto', tregohet historia e një fermeri që i ka dhënë fund mundit shumëvjeçar në vreshtari

26 vite punë për të siguruar të ardhura nga vreshti i rrushit, fermeri Vasil Frejani u ka dhënë fund duke i prerë me sëpatë.

I moshuari nga Tepelena ka vendosur ti presë në sezonin e vjeljes pasi çmimi është qesharak dhe nuk mbulon as koston më minimale.

"Do ti pres të gjitha, 1-qind lekë çmimi i rrushit i gjithë mundi po vete dëm"- u shpreh fermeri.

Qeveria nuk u ka dhënë subvencione për ti ndihmuar dhe të minimizojnë dëmet e mëdha që prej disa vitesh fermeri po përballet.