VIDEO/ Qytetarët në protestë për çmimet në Elbasan, fikin makinat

Teksa çmimi i naftës ka arritur në 245 lekë/litër, banorët e Elbasanit janë mbledhur në sheshin ‘Gensher’ për të protestuar.

Pas thirrjes së PD për protestë kundër rritjes së çmimeve të hidrokarbureve, janë grumbulluar qindra persona rreth orës 11:00.

Disa prej tyre kanë fikur automjetet në rrethrrotullimin e 1 majit.

Bulevardi është bllokuar nga protesta, kurse qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm për çmimin e karburanteve, por edhe për krizën e rëndë ku janë zhytur.

Pensionistët i janë bashkuar protestës, duke u shprehur se kërkojnë mirëqenie nga qeveria.

Pjesë e kësaj proteste nuk janë vetëm përfaqësuesit e Partisë Demokratike, por edhe shoqëria civile të cilët kërkojnë shkrirjen e Bordit të Transparencës së Karburanteve.

Ky aksion politik është paralajmëruar nga Partia Demokratike jo vetëm në Elbasan, por në mbarë vendin