FNSH aksion blic në Vlorë, në pranga 3 persona për kultivim droge

Duke filluar nga e premtja në mbrëmje Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë prezente në Vlorë.

Mbrëmjen e djeshme FNSH ka qenë e vendosur në hyrje të qytetit pranë rreth rrotullimit të Nartës teksa ka vijuar kontrollet në automjetet e shtrenjta, ato me xhama të zinj dhe eksponentët e krimit.

Mësohet se kontrolle ka paSur edhe në zona të riskut në Vlorë ku kanë pasur informacione për persona që fshiheshin në to.

Gjithashtu kontrolle ka pasur edhe për parcela kanabisi kryesisht në Bashkinë Selenicë por edhe kontrolle në banesa të dyshuara si shtëpi bari nga konsumi i lartë i energjisë elektrike.

Për kontrollet në fjalë deri më tani sipas njoftimeve zyrtare të policisë janë arrestuar tre persona për posedim dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë në komisariat janë shoqëruar disa të tjerë për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor.