Ky sistem gjerman i mbrojtjes kundërajrore po shkon në Ukrainë

BILD

Pas valës së radhës të terrorit rus kundër Ukrainës, qeveria gjermane po dorëzon në Ukrainë sistemin modern të mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM.

Sistemi i parë, nga katër të tilla, do të dorëzohet në ditët në vijim. Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha: “Sulmet e reja me raketa ndaj Kievit dhe shumë qyteteve të tjera e bëjnë të qartë se sa e rëndësishme është të dërgohen sa më shpejt këto sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë”.

Tre sistemet e mbetura do të dërgohen vitin që vjen, tha ministrja.

Çfarë mund të bëjë IRIS-T SLM?

Konkretisht bëhet fjalë për një sistemin e mbrojtjes ajrore tokësore IRIS-T SLM nga prodhuesi gjerman ‘Diehl Defence’ me një rreze veprimi prej 40 kilometrash (lartësia 20 kilometra). Çmimi: 140 milionë euro.

-Raketat e sistemit mund të përdoren për të shmangur avionët luftarakë, helikopterët, raketat e artilerisë, raketat e anijeve, dronët kamikazë, raketat antiradar dhe bombat, duke siguruar kështu hapësirën ajrore.

-Një veçori: një radar 360 gradë mbron kundër sulmeve nga të gjitha drejtimet dhe kundër objektivave të shumë në të njëjtën kohë. Sistemi ofron kështu mbrojtje të gjithanshme kundër objektivave lëvizës brenda rrezes së raketave.

E thënë ndryshe: IRIS-T SLM shtron një lloj mburoje mbrojtëse prej 40 kilometrash rreth sistemit të mbrojtjes ajrore- duke mbrojtur kështu objektivat e mundshëm të terrorit raketor rus si qytetet, bazat ushtarake, infrastrukturën kritike, etj.

“Diehl Defence’ po prodhon aktualisht edhe një sistem tjetër: IRIS-T SLX. Ky sistem do ketë një gamë edhe më të madhe.

Gjatë vizitës së papritur në Odesa në fillim të tetorit, Ministrja e Mbrojtjes Lambrecht premtoi se Gjermania do të dorëzojë sa më shpejt sistemet e mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM.