", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/October/09/auto_Screenshot_61665306057.jpg", "width": 900, "height": 704 } }

VIDEO/ 'Je shpallur kampion bote', momenti kur gazetari i jep lajmin e mrekullueshëm Max Verstappen

Max Verstappen arriti të fitojë titullin e dytë kampion bote në karrierë në Formula 1.

Piloti holandez u rendit i pari në Çmimin e Madh të Japonisë. Në fundin e garës, për shkak të një gabimi,Charles Leclerc u penalizua me pesë sekonda dhe Verstappen u konfirmua si kampion nga organizatorët e Formula 1.

Verstappen nuk e dinte që ishte kampion dhe lajmin e mrekullueshëm ia dha një gazetar.

”Max eja këtu sepse ndryshuan gjërat. Pesë sekonda penalizim për Leclerc dhe ju jeni tashmë kampion bote.”

Sigurisht që Max dhe të gjithë shikuesit ishin të befasuar.