Refuzim nga PSE? Meta: Shpikje e Ramës pasi liroi Bllakon. Siç bëri me orën e Bushit!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli mbi Kongresin e PSE dhe lajmet që qarkulluan pak ditë më parë se PL-së i ishte refuzuar pjesëmarrja.

Meta tha se lajmet për refuzim të Partisë së Lirisë nga PSE janë shpikje e Edi Ramës, pasi nxori nga burgu Alqi Bllakon. 

Kreu i PL tha se Ramës i duheshin lajme tymuese për të tërhequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve. 

Meta tha se Rama mashtroi edhe me orën e George Bush për të errësuar vizitën e presidentit amerikan. 

Ilir Meta: Ftesa i drejtohet Ralf Gjoja, Sekretar i LSI para disa vitesh, nuk kishte lidhje me mua dhe personi mund të mos ta ketë bërë vetë fare. As më ka shkuar në mendje të jem në një aktivitet të tillë por meqë ishte planifikuar të nxirrte Alqin nga burgu duheshin pak lajmë tymuese të tilla. Në Gjermani iki sa herë të dua dhe ky është mashtrim si ora e Bushit për të errësuar vizitën e presidentit amerikan. Akt i shëmtuar se Bushi takoi Berishën kryeministër dhe shpalli pavarësinë e Kosovës në Tiranë. Donin të lironin Alqin se mbase u tha unë do të flas. Arrestimi mbase duhej sa të nisnin negociatat. Kush e shpiku lajmin e vjedhjes së orës së Bushit? E shpiku Rama e Rilidnja se nuk kishte asnjë lidhje me atë vizitë dhe xhelozia për Berishën. Rilindja është një monstër e paparë.