Potter feston golin e Brojës: Një finalizim i shkëlqyer, e këndshme që Armando shënoi

Graham Potter ka qenë shumë i lumtur me suksesin e Chelseas dhe  e padyshim edhe për faktin që Armando Broja shënoi golin e tij të parë me fanellën e bluve. Tekniku i londinezëve u shpreh pas sfidës për mediat britanike se ishte i lumtur për sulmuesin shqiptar që e meritonte më në fund që të tundte rrjetën.

“Ishte e këndshme që Armando shënoi në fund. Unë kam qenë këtu vetëm 3-4 javë ndaj nuk është meritë e imja. Ishte një finalizim i shkëlqyer, një pasim i mirë që çoi të goli gjithashtu.

Sa herë që hyn në fushë, ai punon shumë për skuadrën. Atij iu desh të ishte i duruar por ka punuar shumë në stërvitje dhe ishte e këndshme që shënoi”, theksoi trajneri duke folur për mediat pas sfidës.