VIDEO/ Broja spektakolar, shënon golin e parë zyrtar me fanellën e Chelsea-t
Chelsea u përball sot në “Stamford Bridge” me Wolves në një ndeshje ku kërkuan fitoren e tretë radhazi në Premier League.
Pjesa e parë u mbyll me një gol nga Chelsea, ishte Havertz ai i cili i dha avantazhin vendasve.
Në minutën e 54’ Pulisic realizoi golin e dytë për Chelsean, ndërkohë në minutat shtesë ishte Armando Broja i cili shënoi një supergol.
Armando Broja gjeti golin e parë në karrierë me fanellën e Chelsea-t.
Sulmuesi 21-vjeçar mori topin mbi vijën e zonës, lëvizi mirë dhe e dërgoi në rrjetë me një goditje perfekte, duke vulosur rezultatin 3-0 ndaj Wolves.