Koreja e Veriut thotë se kthimi i aeroplanmbajtëses amerikane i përkeqësoi tensionet

Seul, Koreja e Jugut - Koreja e Veriut paralajmëroi të shtunën se rikthimi i një aeroplanmbajtëseje amerikane pranë Gadishullit Korean po përhap negativitet në sigurinë rajonale, duke i mbrojtur testet e saj të fundit raketore si "reagim i drejtë" ndaj stërvitje ushtarake frikësuese të rivalëve të saj.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Veriut erdhi një ditë pasi aeroplanmbajtësja me energji bërthamore “USS Ronald Reagan” filloi një raund të ri stërvitjesh detare me anijet luftarake të Koresë së Jugut në brigjet lindore të gadishullit.

“Reagan” dhe flota e saj e betejës u kthyen në zonë pasi Koreja e Veriut hodhi një raketë të fuqishme mbi Japoni në fillim të kësaj jave për të protestuar ndaj stërvitjes së mëparshme të amerikanëve me Korenë e Jugut.

Rikthimi i “Reagan” është një ngjarje me ndikim të madh negativ në situatën rajonale, tha një zëdhënës i paidentifikuar në Ministrinë e Mbrojtjes të Koresë së Veriut në komentet e transmetuara nga media shtetërore. “Forcat e armatosura të Koresë së Veriut po i ndjekin zhvillimet jashtëzakonisht shqetësuese të situatës aktuale”.

Ai gjithashtu e quajti kthimin e “Regan”, një lloj bllofi ushtarak për të lëshuar një paralajmërim mbi "reagimin e drejtë" të Koresë së Veriut ndaj "stërvitjeve të përbashkëta ushtarake jashtëzakonisht provokuese dhe kërcënuese të SHBA-së dhe Koresë së Jugut".