Ironia e gazetares: Karburanti tani është kthyer në zyrë tatimesh

Gazetarja e njohur, Ola Xama, ka ironizuar me rritjen e çmimeve të karburanteve në vend.

Sipas saj, karburanti tani është kthyer në zyrë tatimesh.

POSTIMI I PLOTE

Çmimi i naftës të përpunuar në tregje 1 tetor:  104.5 lekë/litër

Çmimi i naftës të përpunuar në tregje 7 tetor:  121.9 lekë/litër

Rritja në tregje: 17.4 lekë/litër

Rritja e Bordit: 22 lekë/litër

Shtesa në buxhet (nga TVSH) vetëm si pasojë e rritjes: 4.6 lekë/litër

Taksat që merr shteti total: 123 lekë për litër

KONKLUZIONI:

Karburanti është kthyer në zyrë tatimesh, ku më parë paguhen taksat, pastaj blihet naftë.