Në mes të problemeve me familjen mbretërore, Princ Harry dhe Meghan Markle shfaqen duke u argëtuar në një koncert

Princi Harry dhe Meghan Markle janë parë së fundmi duke u argëtuar në një koncert të Jack Johnson në Santa Barbara Bowl gjatë kësaj jave.

Duka dhe Dukesha e Sussex kërcyen dhe dëgjuan këngëtaren e “Banana Pancakes”, siç shihet në fotot e siguruara nga TMZ të premten.

Çifti u panë shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit me Harry-n që shihej se mbështillte ëmbël krahun rreth belit të gruas së tij në një moment.

Ata u panë gjithashtu duke biseduar me një grup të vogël njerëzish të ulur aty pranë. Dyshja thuhet se nuk kanë mbërritur së bashku në koncert. 41 vjeçarja, u pa rreth orës 20:00, ndërsa Harry, u erdhi gati një orë më vonë.

Ish-aktorja e  “Suits” dukej ishte veshur me një këmishë dhe pantallona me mëngët të përveshura dhe flokët e kapura bisht. Princi gjithashtu ishte veshur me një pulovër me jakë.

Kjo shënoi daljen e parë publike të dyshes që nga kthimi në Shtetet e Bashkuara pasi morën pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II muajin e kaluar.

Mbretëresha vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator. Familja Sussex ndodhej në Gjermani kur më herët atë ditë u publikua lajmi se shëndeti i Madhërisë së Saj po përkeqësohej me shpejtësi.

Megjithëse Harry nxitoi të ishte pranë Mbretëreshës në Kalanë Balmoral në Skoci, ai përfundimisht mbërriti disa orë pas vdekjes së gjyshes së tij.