Rritet ndjeshëm numri i viktimave ne Zaporizhzhia

Numri i të vdekurve nga sulmi i supozuar rus i së enjtes në qytetin Zaporizhzhia është rritur në 11 persona, sipas zyrtarëve ukrainas që thonë se civilë ishin në mesin e të vdekurve.

Të paktën pesë civilë u vranë pasi forcat ukrainase bombarduan një autobus në pjesën e kontrolluar nga Rusia të Khersonit, thonë autoritetet e instaluara nga Moska.