Çmendet bordi i Ramës, rritet ndjeshëm nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës  ka vendosur sot që të rritë ndjeshëm çmimin e naftës.

Bordi e ka çuar çmimin me pakicë të naftës në 245 lekë, me një rritje rekord prej 22 lekësh që nga fillimi i funksionimit të tij në mars të këtij viti. Në vendimin e fundit të datës 1 tetor, nafta ishte ulur në 223 lekë për litër.

Me rritje është dhe benzina, që do të tregtohet me 204 lekë, nga 198 lekë që ishte në vendimin e 1 tetorit.

Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, nga 78 lekë që ishte deri tani.