Shoku i skuadrës ironizon peticionin për Haaland: Jo nga Premier League, përjashtojeni nga futbolli!

Erling Haland është padyshim protagonist kryesor në Premier Ligë këtë sezon, me 14 gola në 8 ndeshje të luajtura.

Kështu në Angli nisi një peticion për ta përjashtuar norvegjezin nga elita e futbollit anglez, për shkak se ishte një robot dhe numri i personave që firmosën ishte mbi 2 milionë.

Gjithsesi kjo gjë nuk u mor parasysh nga asnjë organ i futbollit ose shtetëror duke parë që u nis në një formë shakaje.

Me anë të një postimi në “Twitter”, shoku i tij i skuadrës, Ajmerik Laport, ironizoi këtë peticion duke e “korrigjuar” dhe në vend të Premier Ligës, shkruante që Haland të përjashtohej nga futbolli.