", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/October/06/auto_Screenshot_71665082291.png", "width": 900, "height": 524 } }

Fitore historike e Ballkanit të Kosovës në Turqi, skuadra e Dajës mposht Sivasporin

Ballkani arriti një fitore historike në Turqi teksa përballë Sivaspor regjistroi fitoren e parë në grupet e Conference League duke triumfuar me rezultatin 2-3.

Në fakt, skuadra e trajnerit Ilir Daja e nisi sfidën në malore duke pësuar pa u mbushur një minutë lojë teksa u ndëshkuan në sekondën e 33-të nga Ulvestad.

Megjithatë, ekipi kampion i Kosovës rekuperoi shokun e momentit të parë dhe me kalimin e minutave morën frenat e lojës në dorë për të mbërritur tek minuta e 20-të kur Thaqi realizoi një supergol nga distance.

Goli i dha zemër Ballkanit që në minutën e 31-të përmbysi shifrat pas një aksioni model të finalizuar në fund nga Potoku. Me shifrat 1-2 u mbyll pjesa e parë ndërsa në fraksionin e dytë, për të besuarit e Dajës ishte një dramë e vërtetë.

Në fakt, u duk sikur ndeshja po shkonte në drejtimin e duhur pas golit të Korenicës, por vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 75-të, Erdogan shkurtoi diferencat.

Ishte po i njëjti autor që në të 91-tën barazoi rezultatin, e megjithatë, dy minuta më pas Ballkani kapi kundërshtarët në kundërsulm teksa Krasniqi i dhuroi suksesin historik të tijve. Pas kësaj ndeshje, Ballkani shkon në kuotën e katër pikëve në grup dhe mban vendin e dytë duke shpresuar për një kualifikim të mundshëm në fazën e ardhshme.