EMRI/ Shqiptari u varros i gjallë kur u fut në gropë që të merrte lopatën

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e dy ditëve më parë, kur një shqiptar 40-vjeçar humbi jetën në Itali pas një aksidenti në punë.

Bardhi Ibrahimaj, që jetonte i vetëm, po punonte në një kantier rruge në lokalitetin Gironico në Como.

Mediat italiane shkruajnë se punëtorët po bënin gërmime për të gjetur një tub. Duke mos e gjetur tubin, punimet vazhduan përtej thellësisë së pritshme.

Sapo përfundoi ndërhyrja, brenda gropës ra një lopatë. Shqiptari hyri brenda në gropë për ta marrë atë, por aty ndodhi tragjedia. Tonelata me dhe e zunë poshtë shqiptarin. Çdo ndërhyrje ishte e kotë, pasi ai humbi jetën në vend.

Mediat raportojnë se gropa ku po gërmohej ishte hapur edhe në të shkuarën dhe ishte mbyllur.