Luajti 15 minuta, nota e Armando Brojës në Chelsea-Milan

155 minuta ka luajtur me Chelsean këtë sezon Armando Broja. Për të, 5 prezenca në kampionat për një total prej 85 minutash, të cilave u bashkohen 70 minutat e grumbulluara gjatë tri prezencave në fazën e grupeve.

Për shqiptarin asnjë gol dhe asnjë asist deri në këtë pikë të sezonit, teksa dje ndaj Milanit u mundua të tregonte se interesi i kampionëve të Italisë ndaj tij nuk është rastësor.

I futur në fushë për të zëvendësuar Sterling, 21-vjeçari u vendos në rolin e terminalit ofensiv, por në 17 minuta lojë së bashku me shtesat nuk u shërbye asnjëherë në mënyrë që të provonte portën.

10 prekje topin për Brojën dhe 86 për qind sukses në kontroll.

Nota totale e paraqitjes së tij ishte 5.9 sipas “Transfermarkt”. Aspak keq nëse merret në konsideratë minutazhi dhe rezultati.