Pioli e pranon: Luajtëm shumë dobët, nuk ka justifikime

Milan është mposhtur 3-0 nga Chelsea në takimin e tretë të fazës së grupeve në Champions League. Një sfida që kuqezinjtë e Stefano Piolit nuk kishin fuqi t’i bënin ballë skuadrës angleze.

Pas ndeshjes vetë tekniku i italianëve do të theksonte se s’ka asnjë lloj justifikimi për mungesat, pasi skuadra e tij luajti një ndeshje shumë të dobët.

“Nuk luajtëm më pasi pranuam golin e dytë – në pjesën e parë ishim mirë në fushë, por pa cilësinë e nevojshme për të vënë në vështirësi Chelsean.

Ekipi ishte konkurrues, ne filluam mirë, por më pas shumë situata ishin të gabuara, me topa që u kaluan shumë lehtë në zonën tonë.

Nuk arsyetohen mungesat, skuadra luajti dobët”, përfundoi Pioli në konferencë.