'Sllobodani Rama do largohet me votë'/ Kryemadhi: Protestat të qëndrueshme dhe jo roza-rozina si me Bashën!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se edhe Millosheviçi u largua me votë. Njësoj, shton ajo, do largohet edhe Rama por që kjo të ndodhë, opozita duhet të investohet në organizim në terren. Ajo kujtoi edhe protestat me Bashën, në të cilat tha se bënin roza-rozina në shesh.

Kryemadhi: E kemi lodhur publikun me protesta. Vetëm për Lulzim Bashën që ta bënim kryetar të PD dhe opozitë kemi bërë mbi 26 protesta. Bënin dy-tre xhiro roza-rozina dha pastaj shpërndau. Sot ra, nesër u ngrit. Përsëri sot nuk është çështja protesta. Millosheviçi me votë iku dhe ky Sllobodani jonë Rama me votë do ikë. Që të ikë me votë duhet të jesh opozitë e strukturuar në terren.

Bëj protesta sa të duash, mblidh 10 mijë veta por janë 5500 qendra votimi, 1.5 milion votues. Protesta do qëndrueshmëri, nuk ka protestë bëj një xhiro ditën e shtunë. Po fillove o rri aty pa lëvizur vendit… Edhe çadra pati efekt por u shit në fund me 17 maj. Protesta për show mediatik duhet të heqim dorë, memoria politike 3 sekonda është, memorie peshku. Edi Rama u bën lavazh, dhe ne dashje pa dashje bëhemi mekanizëm i lavazhit të trurit që Rama u bën qytetarëve.