Aksident i 4-fishtë në 'Rrugën e Kombit', një femër e plagosur rëndë, transportohet drejt Tiranës

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku katër makina janë përplasur me njëra tjetrën në aksin Lezhë-Milot.

Nga burimet e SYRI-t mësohet se si pasojë e aksidentit raportohet një femër e plagosur rëndë e cilia është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Milotit. Policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet për aksidentin.

Lajmi në vijim...