Qëndrimi ndaj Berishës, Bushati: Yuri Kimin do ta kishte zili edhe Enver Hoxha

Analisti Andi Bushati thotë se sjelljen e ambasadores amerikane, Yuri Kim ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij, do e kishte zili edhe diktatura e Enver Hoxhës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati e cilësi idiotesk, diskurin e Yuri Kim në lidhje me shpalljen ‘non grata’ të kryedemokratit, që sipas tij, është përdorur nga qeveria.

‘Këtu, Yuri Kim ka kaluar në një pikë që do ta kishte zili edhe diktatura e Enver Hoxhës. Pra, unë nuk jam mbështetës i Berishës dhe nuk më lidh asgjë me Sali Berishën. Por të quash mëkat ose në të kundërt trimëri e madhe, se takove një mbështetës të Sali Berishës, është gjëja më normale në botë.

Janë njerëz të zgjedhur nga populli, vetëm diskuri idiotesk i ambasadores amerikane, na ka bërë që të shohim dhe pastaj fryrë nga Rama dhe Taulant Balla, na ka kaluar në këtë pikën, s’takohemi ne me ‘non gratat’, nuk i njohim këta ‘non gratat’. Është gjëja më normale në botë’, theksoi analisti.