Ndoka: Veliaj ka lidhje të fortë me George Soros! Tirana duhet çliruar nga patronazhistët

“Duhet një vëmendje e madhe e opozitës në Tiranë në mënyrë që ta çlirojë kryeqytetin nga ajo armatë e madhe që më tepër i shqetësojnë qytetarët shqiptarë sesa ju vijnë në ndihmë atyre.” Kështu u shpreh Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj.

Gjithashtu ai foli dhe për konfliktin që ekziston mes Ramës dhe Veliajt duke u shprehur se është një duel i heshtur ndërsa theksoi se Veliaj ka lidhje të fortë me George Soros.

Nard Ndoka: Dy herë kundër dëshirës së vullnetit të zotit Rama e ka detyruar që ta shpallë kandidat të parin në Shqipëri thjesht prej duelit të heshtur e të hapur që ata kanë me njëri-tjetrin. Kuptohet që busulla e tyre është Sorosi po Sorosi ka anuar më tepër nga prapanica e Veliajt sesa e Ramës.

Duhet vëmendje e madhe e opozitës në Tiranë që ta çlirojë kryeqytetin nga patronazhistët nga ajo armatë e madhe se nuk është vetëm kryebashkiaku është e futur si frymë te policia bashkiake, te tatimorët. Janë ata që më tepër i shqetësojnë qytetarët shqiptarë sesa ju vijnë në ndihmë atyre.