Arteta nuk heq dorë nga fiksimi i vjetër, Arsenali ka një propozim për Juventusin

Arsenali garoi fort me Juventusin verën e kaluar për shërbimet e Manuel Locatellit, por mesfushori italian preferoi në fund transferimin në Torino nën urdhrat e Max Allegrit.

Skuadra angleze po kalon një moment shumë të mirë. Djemtë e Mikel Artetës kryesojnë Premier League me 21 pikë të grumbulluara në tetë javë kampionat.

Drejtuesit e Arsenalit i kanë premtuar trajnerit një përforcim cilësor në mesfushë, repart ku objektivi kryesor vijon të mbetet Locatelli.

Ky i fundit nuk po ia del të kthehet në një titullar fiks te rekordmenët e futbollit italian dhe nuk përjashtohet pranimi i ofertës nga Anglia.

Ndërkohë, propozimi i Gunners për Juventusin është një shkëmbim mes 24-vjeçarit italian dhe Sambi Lokonga, kartoni i të cilit vlerësohet 30 milionë euro.