Grabitja në Rinas, Gjykata jep vendimin për të arrestuarit

Gjykata e Posaçme ka zbardhur sot vendimin për vëllezërit Çala, të cilët akuzohen për grabitjen në Rinas.
Sipas Gjykatës Klement Çala do të dënohet me 20 vite burg, ndërsa Eldi Çala me 17 vite burg. 2 të dënuarit do ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë sipas Gjykatës.

Ndërkohë të arrestuarit e tjerë, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Çela dhe Alkond Bengasi dënohen të gjithë me nga 17 vite burg.