‘Qeveria përbuz kërkesat e pedagogëve’, Meta: Nëse qytetarët s’e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua ndërpret furnizimin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se Institucionet publike të vetë shtetit janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë.

Po ashtu thekson se qeveria Rama përbuz kërkesat e pedagogëve.

Statusi:

Nëse qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua ndërpret furnizimin.

Institucionet publike të vetë shtetit nga ana tjetër janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë, sepse paratë shkojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive. Kjo është Qeveria Rama e cila vetëm vjedh, grabit dhe keqmenaxhon miliarda, ndërkohë që sillet me përbuzje dhe cinizëm me kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve.