Kufiri i çmimit të gazit, Komisioni i BE-së po punon në një "binar të dyfishtë"
Për kufirin e çmimit të gazit, Komisioni Evropian po punon në një "binar të dyfishtë": një "për gazin që përdoret për të prodhuar energji elektrike" dhe tjetri "për energjinë e tregtuar në Evropë për sa kohë që ne jemi duke punuar për një reformë të indeksit Ttf. ".
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit, Eric Mamer, duke saktësuar se në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian, presidentja Ursula von der Leyen “nuk përmendi një kufi çmimi për gazin e importuar nga Rusia”.
Ndwrsa von der Leyen u shpreh sot se: “çmimet e larta të gazit rrisin çmimet e energjisë elektrike. Ne duhet ta kufizojnë këtë ndikim që shkakton inflacion në Evropë.”
Ndërsa shtoi se KE është gati të diskutojë për vendosjen e një tavani për çmimin e gazit të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike.
“Një tavan i tillë për çmimet e gazit duhet të projektohet në mënyrë adekuate për të garantuar sigurinë e tregut të furnizimit me gaz. Dhe është një zgjidhje e përkohshme për të përballuar faktin që Ttf, standardi ynë kryesor për çmimet, nuk është më përfaqësues i tregut tonë, i cili sot përfshin më shumë LNG”.