Sindikata e Pedagogëve-Ramës: Rritja e pagave është e panegociueshme

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama nga protesta që po mbahet para Universitetit Politeknik të Tiranës, që të reflektojë dhe të rrisë pagat.

Mes të tjerash ai pohoi se nuk presin karamele apo lëmosha.

Sipas tij, rritja e pagave është e panegociueshme.

“E mirëpresim kryeministrin, por jo lëmoshë apo karamele. Me lëmoshë nuk gënjehemi. bëhet fjalë për qëndrim esencial ndaj arsimit të lartë publik. Që t'i përgjigjet ekonomisë së vendit dhe kërkimit shkencor. Pa kërkim shkencor nuk ka zhvillim. Rritja e pagës 50% për dy vite është e panegociueshme”, tha ai.

Pasi nuk arritën të gjenin dakordësinë me qeverinë për kërkesat e tyre, pedagogët e universiteteve organizuan këtë të mërkurë një protestë në shkallën e Universitetit Politeknik të Tiranës. Disa dhjetëra pedagogë nga Tirana dhe qytete të tjera kërkuan rritje page dhe kushte më të mira për arsimin e lartë.