", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/October/05/auto_Screenshot_41664957200.jpg", "width": 900, "height": 510 } }

VIDEO/ I buzëqeshur komandanti ukrainas dretjon tankun rus të braktisur

Një komandant ukrainas është parë duke drejtuar një tank rus i cili ishte braktisur nga forcat e Vladimir Putinit teksa ushtira e Ukrainas bën përparime të shpejta në territore të pushtuar më parë nga Rusia.

Në videon - e shpërndarë në llogarinë zyrtare në Twitter për mbrojtjen e Ukrainës - koloneli Pavlo Fedosenko, komandant i Brigadës 92 të Mekanizuar, shihet duke buzëqeshur teksa drejton tankun rus.

Në video thuhej se ai e kishte marrë tankun "personalisht".

Sky Neës shkruan se nuk është në gjendje të verifikojë pretendimet e bëra nga ky postim - megjithatë, automjeti duket të jetë një T-90, një tank kryesor luftarak rus i gjeneratës së tretë.

Gjithashtu nuk është tanku i parë armik që merret nga forcat avancuese; në javët e fundit një numër tankesh ruse T-72 dhe T-80 janë shtuar në arsenalin ukrainas.