Gogoli i fëmijëve/ Kapexhiu ‘thumbon’ Ramën për mbylljen e kopshtit

Përpara pak ditësh, një protestë unike u zhvillua përpara zyrës së Edi Ramës.

Fëmijët e kopshtit 'Zubeyde Hanim' protestuan kundër mbylljes së kopshtit të tyre nga kryeministri shqiptar.

Rama veproi me urdhër të presidentit turk, Erdogan, duke shënuar një rast skandaloz në historinë e shtetit shqiptar.

Ndërkohë mjeshtri Bujar Kapexhiu ka sjellë një karikaturë, ku Edi Rama shfaqet si gogoli i fëmijëve.

Karikatura është publikuar edhe nga kryetari demokrat, Sali Berisha. “Flet vetë”, shkruan Berisha.