Mot dhe klimë e butë në vendin tonë gjatë kësaj jave.

Qëndra me presion të lartë atmofserik në Europën Qendrore po ndikon qëndrueshmëri të motit dhe klimë të butë në vendin tonë gjatë kësaj jave.

E mërkurë, 5 tetor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare në zonën perëndimore por edhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     6/22°C
Zona e ulët         8/26°C
Zona bregdetare  14/25°C

Kosova, e mërkurë 5 tetor 2022

Moti do të jetë me kthjellime vranësira dhe mjegull . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje  me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 4°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 17°C -19°C .

E enjte, 6 tetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore . Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     6/22°C
Zona e ulët         8/26°C
Zona bregdetare  15/25C. Sipas RTSH