Cassano del kundër të gjithëve: Haaland nuk është special, nuk do të ketë kurrë klasin tim

Antonio Cassano vijon të qëndrojë i palëkundur sa i takon mendimit rreth Erling Haaland.

Edhe pse e gjithë bota e futbollit është dëshmitare e cilësive sulmuese të norvegjezit, ish-lojtari thekson se Haaland shënon gola që edhe lojtarët e Serisë B mund t’i realizojnë.

Ndërkaq, Cassano shton se Haaland nuk do të ketë kurrë klasin e lojtarëve si Totti apo Pirlo.

“Haaland nuk do të ketë kurrë klasin e lojtarëve si Totti, Riquelme, Aimar, Pirlo apo Cassano. Shënon ato gola të cilat edhe lojtarët e Serisë B mund t’i realizojnë, mua futbolli i tij nuk më emocionon.

Mund të shënojë edhe 100 gola për ndeshje, por gjithnjë do të vuajë sa i takon pjesëmarrjes në lojë. Është i fortë, por jam i bindur kur them se për mua nuk është special. Ai teknikën dhe klasin nuk do ta ketë kurrë”, u shpreh Cassano.