Statistikat e Asllanit me Interin, 94% të pasimeve të sakta

Kristjan Asllani po kalon një formë të mirë te Inter, ndërsa në ndeshjen e fundit të “zikaltërve” përballë Romës, shqiptari ishte titullar, për herë të parë në një takim të Seria A me ekipin e Inzaghit.

“Analizë Kuqezi”  publikoi shifrat pozitive të mesfushorit shqiptar, i cili dha plot 94% të pasimeve të sakta.

20-vjeçari fitoi 50% të duele, ndërsa dha saktë 71% të pasimeve drejt zonës. Sa i përket topave të humbur mesfushori kuqezi numëron 4, nga ana tjetër rekuperoi 6 topa.