'Mehmet Akif’ për ne është edhe shtëpi, kemi ende shpresa/ Flasin nxënëset e kolegjit turk

Kolegji “Mehmet Akif” dhe “Zubeyde Hanim”, pjesë e Turgut Ozal, u mbyllën pak ditë më parë, nën argumentuat aspak binDëse të Minstrisë së Arsimit.

Fillimisht nga Ministria e Arsimit u dha urdhri për mbylljen e kopshtit “Zybeyde Hanim”, nën arsyetimin se ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilën nuk është marrë miratimi.

Sipas ministrisë heqja e licencës u bë për shkak të konstatimit të shkeljeve të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. 

Të ftuara mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ishin tre nxënëse të shkollës “Mehmet Akif”, Silvana Rusi, Artemisa Hasalami dhe Desmona Lifja.

Ata treguan se sa të vështira kanë qenë këto ditë për ta dhe se ‘Mehmet Akif’ për ta nuk është vetëm shkollë, por një shtëpi.

Desmona: Ne duhet të ishim në mësim sot, jo për të mbrojtur shkollën.  Nga Minstria e Arsimit ka ardhur një listë që na tregon se ku mund të vazhdojmë shkollën, por duke marrë parasysh se ne jemi në fazën e gjyqit, ne akoma po presim vendimin pozitiv dhe nuk preferojmë të shkojmë në shkolla të tjera.

Silva: Javën e kaluar që kur morëm vesh lajmin për mbylljen e shkollës që për ne ka ngelur një nga kujtimet më të këqija, për ne ishte një makth, pastaj ne e morëm vesh nëpërmjet medias. Të premten bëmë një protestë të shkolla, u ngritëm në protesta edhe të hënën.

Desmona tregoi gjithashtu se shumica prej vazjave të kësaj shkolle, këtë periudhë të vështirë po e kalojnë larg prindërve, duke qenë se ata janë edhe të akomoduara në konviktet e kësaj shkolle ku dhe jetojnë. 

"Unë jam nga Burreli, është me të vërtetë një goditje shumë e rëndë për ne sepse ishte e papritur, dhe prindërit nuk i kishim afër. Mësimi filloi normalisht, dhe ne e mësuam nga mediat se shkolla jonë është mbyllur", u shpreh ajo.