Hakerat publikojnë kontigjentin e MEMEX, mes emrave edhe Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali rezulton në mesin e emrave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale apo të dyshuar kontingjentë, në dokumentet e publikuara sot nga “Homeland Justice”.

Kushdo që e ka sistemin, përmes një kontrolli te thjeshtë mund të gjejë edhe emrin e ministres në këtë listë. Emër, mbiemër, numër ID, foto, data dhe vendi i lindjes shfaqen në dokument për rreth 90 mijë qytetarë të dyshuar.

“Homeland Justice” ka publikuar të gjithë informacionin policor në sistemet e mbyllura për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale apo të dyshuar kontingjentë.