Marrëveshje me mesfushorin austriak, Bayern Munchen bën goditjen e parë për sezonin e ardhshëm

Bayern Munchen duket se ka bërë goditjen e parë për sezonin e ardhshëm, duke arritur marrëveshjen me mesfushorin e Leipzig, Konrad Laimer.

Siç raporton “Sport Bild”, bavarezët kanë gjetur akordin me austriakun, kontrata e të cilit me Lepzig do të përfundojë në verën e vitit të ardhshëm.

Kampionët e Gjermanisë ishin në ndjekje të 25-vjeçarit që në merkaton e shkuar, por rivalët e Bayernit nuk pranuan të negocionin për të.